-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Martin Bardhit në Rrëshen, shpallet në kërkim Saimir Reçi

Kryesoret

Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar ditën e sotme në Rrëshen ku mbeti i vdekur Martin Bardhi dhe u plagosën 3 persona të tjerë mësohet se policia ka shpallur në kërkim Saimir Reçin.

Shoqërimi i tij është kërkuar pasi Reçi me viktimën kishin probleme dhe konflikte të vjetra prandaj policia ka shkuar në ambientet banesës dhe biznesit të tij dhe nuk është gjetur.

Plumba në mushkëri e mëlçi! Njëri nga të plagosurit rrezikon të humbasë krahun

Policia e Lezhës ka kërkuar shoqërimin e tij për ta marrë në pyetje. Konflikti mes dy fiseve Reçi-Bardhi është më i hershëm që pas vitit 2016 ku mbeti i vdekur Kastriot Reçi pas të shtënave me snajper.

Që nga vdekja e tij ndër vite janë regjistruar incidente mes fiseve. Rasti më i fundit është ai i marsit të këtij viti ku për motive të dobëta mes djalit të Martin Bardhit, Enrikut dhe Saimir Reçit ku u plagos me armë ky i fundit.

Policia në atë periudhë, shpalli në kërkim Martin Bardhin dhe djalin e tij, Enrik Bardhin.

Rrethohet Rrësheni! RENEA ndjek me helikopter dhe dronë vrasësit

58-vjeçari u vetë dorëzuar në polici duke pretenduar se nuk kishte lidhje me ngjarjen. Më pas gjykata e Lezhës vendosi ta lirojë Martin Bardhin nga burgu, duke caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Dhe vetëm 3 muaj pas daljes nga burgu Bardhi u ekzekutua në mes të Rrëshenit duke u plagosur edhe Ilir Bardhoku, Olti Gjini dhe Indrit Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit