-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

17-vjeçarit i mori jetën ashensori! Arrestohet pronari i “Orange” në Sarandë

Kryesoret

Një muaj pas tragjedisë në Sarandë ku humbi jetën Antonio Delilaj vetëm 17-vjeç pasi e zuri poshtë ashensori, sot është arrestuar pronari i lokalit “Orange”.

Antonio nga fshati Qafë-Gjashtë kishte nisur punën ende në moshë të mitur për të ndihmuar familjen, por jeta iu pre në mes në mënyrë të tmerrshme. Teksa transportonte koli uji në ashensorin e lokalit u këput kavoja, duke e goditur fatalisht në kokë.

Policia e Sarandës vuri pranga teknikun që kishte montuar ashensorin e mallrave, Lulëzim Allkushi, i dyshuar për ”shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë” që më pas u lirua dhe shpalli në kërkim pronarin e “Orange Club” Spiro Iljadhi, i cili u arrestua sot.

Më 20 qershor të vitit 2021, Spiro Iljadhi mbeti i plagosur afër lokalit të tij, pasi u qëllua me breshëri automatiku nga 3 persona, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit