-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I burgosuri spiunon vrasësit me pagesë, “fundos” grupin e Laert Haxhiut

Kryesoret

Mbrëmjen e sotme policia ka zhvilluar një megaoperacion në disa qytete të vendit duke bërë të mundur zbardhjen e 6 vrasjeve.

Gjithçka ka ndodhur falë bashkëpunimit të një të burgosuri i cili ka vendosur t’i japë informacion policisë për aktivitetin e grupeve të vrasjeve me pagesë.

Policia “në gjueti” të vrasësve me pagesë, i burgosuri nxjerr të palarat e grupit

Mësohet se të ndaluarit kanë qenë në qytetin e Elbasanit dhe atë të Lushnjes dhe pjesëtarë të grupit të Laert Haxhiut.

Në kuadër të këtij aksioni të autoriteteve janë lëshuar 15 urdhër arreste. I burgosuri ka nxjerrë të palarat e një grup vrasësish me pagesë, të përfshirë në disa ngjarje kriminale dhe të drejtuar nga Laert Haxhiu.

Ky i fundit njihet për një sërë krimesh të kryera në qytetin e Lushnjës, ku mbi të rëndojnë akuzat për vrasjen e tre personave.

Policia aksion në gjithë vendin, zbardhen 6 vrasje, lëshohen 15 urdhër arreste

Sakaq mësohet se urdhër arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa më pas dosja do i kalojë SPAK-ut për procedura të tjera hetimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit