-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Konfirmon Vuçiç: Radoiçiç është në Serbi dhe jo i plagosur! Duhet të përgjigjet për disa çështje

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka folur në lidhje me të shumëkërkuarin Milan Radojçiçin, personin që ndodhet në listën e zezë të SHBA-ve dhe është i kërkuar nga autoritetet e Kosovës.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Serbisë, Vuçiç tha se Radoiçiçi gjendet në territorin “e Serbisë qendrore” dhe mohoi se është i plagosur. Ndër të tjera ai e quan Radoiçiç si një luftëtar lirie.

Presidenti serb shton se Radoiçiç nuk fshihet dhe nuk është turpëruar për rolin e tij dhe se nuk ka hequr dorë nga shokët dhe nuk do të heqë.

“Milan Radoiçiç nuk u fsheh dhe as nuk u turpërua për rolin e tij. Ai me siguri do t’i përgjigjet ftesës së autoriteteve kompetente të Serbisë. Jam i bindur se do të dëgjohet, është në territorin e Serbisë qendrore. Ai nuk është i plagosur, ai është një njeri që e konsideron veten luftëtar të lirisë, nuk ka hequr dorë nga shokët dhe nuk do të heqë dorë, por ka gjëra dhe pyetje që do të duhet t’i përgjigjet,” ka thënë Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit