-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ngjyra e saj nuk na përfaqëson”, 21-vjeçarja shpallet miss, protesta dhe racizëm

Kryesoret

Kurorëzimi i modeles 21-vjeçare, Brooke Bruk-Jackson, si “Mis Natonal” ka shkaktuar polemika dhe protesta në Zimbabve, një vend i Afrikës Jugore me pothuajse 16 milionë banorë.

Ajo që po shkakton diskutime është fakti se ajo ka lëkurë të bardhë, kur 98% e popullsisë së Zimbabve-së ka lëkurë të zezë.

Për shumë komentues modelja nuk përfaqëson vërtet vendin dhe për këtë arsye nuk duhet të marrë pjesë në “Miss Universe” në emër të Zimbabve.

Por ka edhe nga ata që mbrojtën zgjedhjen, duke shkruar se reagimet e banorëve atje janë të turpshme dhe të neveritshme.

Në konkurs modelja u pyet se cila ishte frika e saj më e madhe dhe ajo, ndoshta duke parashikuar polemika që do të ngrihej më pas, u përgjigj:

“Do të doja që kushdo që hyn në jetën time të frymëzohej dhe transformohej jo nga pamja ime, por nga çfarë është në zemrën time”.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit