-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Për herë të parë një shqiptare, Drita Ziri shpallet “Miss Earth”

Kryesoret

Vietnami u shndërrua në qendër të bukurisë, më 22 dhjetor, ku përfaqësuesja e Shqipërisë Drita Ziri rrëmbeu titullin prestigjioz të “Miss Earth”. Drita triumfoi duke lënë pas 84 konkurente të tjera në këtë garë të bukurisë.

Triumfi i saj shënon një kapitull të ri jo vetëm në karrierën e saj, por edhe në historinë e Shqipërisë në skenën e bukurisë botërore, pasi është hera e parë që një përfaqësuese nga vendi ynë zgjidhet si fituese e kësaj gare.

Drita gjithashtu do të shërbejë si ambasadore për mbrojtje të mjedisit. Ajo do të udhëheqë projekte të rëndësishme që synojnë të ndërtojnë ndërgjegjësim dhe të promovojnë qëndrueshmërinë dhe vetëdijen ekologjike, duke u bërë model frymëzimi për shumë njerëz në Shqipëri dhe përtej.

Kjo arritje vë në pah jo vetëm bukurinë e jashtme të Dritës, por edhe angazhimin e saj ndaj çështjeve mjedisore.

Me këtë fitore, Drita Ziri e bën Shqipërinë krenare dhe e vendos vendin në hartën e madhe të konkurseve të bukurisë ndërkombëtare.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit