Eurodeputeti austriak, Thomas Waitz kërkon që i dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak të japë dorëheqjen. Politikani i Partisë së Gjelbër u shpreh se “Lajçak dështoi keq në detyrën e tij për të krijuar paqe përmes dialogut. Situata u përkeqësua masivisht nën ndërmjetësimin e tij” tha Waitz.
Eurodeputeti kërkon gjithashtu që BE të ngrinë negociatat e pranimit me Serbinë dhe të ndalojë financimin. Politikani austriak tha se provokimet në konfliktin me Kosovën kanë ardhur nga qeveria serbe.
“Serbia edhe njëherë po destabilizon të gjithë rajonin e Ballkanit dhe po provokon kushte të ngjashme me luftën civile. Kur do të mësojë BE-ja nga historia dhe të ndërmarrë veprime?” tha ai.