-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimeve rëndon më shumë te pensionistët, ç’tregojnë të dhënat e INSTAT?

Kryesoret

Pensionistët e vuajnë rritjen e çmimeve më shumë se sa pjesa e tjetër e popullatës, pasi buxheti i tyre mujor është më tepër i përqendruar në blerjen e ushqimeve, që janë shtrenjtuar ndjeshëm, sesa të mallrave dhe shërbimeve të tjera të tilla si arsimi dhe argëtimi etj.

Sipas matjeve të INSTAT, gjatë periudhës qershor 2022- qershor 2023 treguesi zyrtar i inflacionit në vendin tonë ishte 6.9 për qind, ndërsa inflacioni i pensionistëve ishte 8.6 për qind, ose 1.7 pikë për qind më i lartë se treguesi mesatar.

Në shportën e pensionistëve shpenzimet për shërbimet arsimore janë zero, ndërsa për popullatën e përgjithshme janë 3 për qind. Argëtimi dhe kultura zënë 1 për qind të shpenzimeve mujore të pensionistëve, ndërsa të mesataren e popullsisë 2.8 për qind.

Të ardhurat nga pensioni për moshën e tretë janë shumë të ulëta në vendin tonë. Të dhënat zyrtare nga skemat publike të pensioneve tregojnë se pensioni mesatar në Shqipëri është 39% më i ulët se në Rajon këtë vit.

Sakaq Shqipëria nuk garanton të ardhura minimale për popullsinë. Legjislacioni nuk e specifikon një pikë referimi dhe kjo vështirëson mangësitë në të ardhura në kategori të caktuara ta popullatës. Një studim i vitit 2021 porositur nga Avokati i Popullit rekomandoi që Shqipëria duhet të japë një përkufizim ligjor të standardin minimal të jetesës dhe formësimin social.

Avokati i Popullit e përllogariti minimumin jetik 18,500 lekë në muaj për 2022. Të gjitha pagesat nën këtë nivel duke përfshitë edhe pensionet duhet të mbulohen nga qeveria nëpërmjet fondit të ndihmës ekonomike.

Nga data 1 tetor 2023 pensionet në të gjithë vendin do të rriten me 8.6 për qind bazuar në indeksin e shportës së pensionistëve./MONITOR

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit