-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sveçla: Njëri nga terroristët e vrarë në Banjskë është truproja i Vulinit

Kryesoret

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla deklaroi sot se njëri nga të vrarët pjesëmarrës në aktin terrorist të së dielës në Banjskë ishte Boajn Mijailoviç, turpëroja e shefit të BIA-s (shërbimi sekret) serbe, Aleksandër Vulin. Më tej, ministri deklaroi se provat e publikuara dje dhe sot tregojnë se Serbia është tërësisht e përfshirë në këtë akt kriminal në veri të Kosovës. Milan Radojçiç, si nënkryetar i Listës serbe dhe truproja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s janë të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve.

“Dje përmes video-pamjeve dëshmuam prezencën e kryekriminelit dhe udhëheqësin e aksionit terrorist Milan Radojiçiq. Ndërkaq, sot është konfirmuar që njëri nga të vrarët që ishte po ashtu pjesëmarrës i atij akti është edhe Bojan Mijailoviq, trupëroja e shefit të BIA-s serbe, Aleksandar Vulin, në vizitën e tij në Republikën e Kosovës në vitin 2013.

Shteti i Serbisë është këmbë e krye i përfshirë në këtë sulm terrorist me qëllim destablizimin e Republikës së Kosovës. Për këtë gjë tashmë ekziston edhe lidhja formale e strukturore e përfshirjes së Aleksandar Vuçiq në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit: Milan Radojçiq, si nënkryetar i Listës serbe dhe trupëroja e Aleksandër Vulinit, shef i BIA-s. Të dy këta po ashtu të sanksionuar në listën e zezë të ShBA-ve. Të dy këta nga njerëzit më të afërt të presidentit të Serbisë.

Këto fakte janë dëshmi tjetër se synimet e Serbisë ndaj Republikës së Kosovës nuk kanë ndryshuar aspak nga koha e regjimit të Millosheviqit, ish-ministri i Propagandës së atij regjimi, tash president i regjimit aktual në Serbi. Edhe optimistët më të mëdhenj që deri tash e kanë gënjyer veten për ndryshimet në këtë shtet besoj janë bindur për të kundërtën këto ditë. Dua të shpreh edhe njëherë mirënjohje për qendresën e Policisë së Kosovës atë ditë  dhe për profesionalizmin e pashoq, aksion në të cilin  nuk është lënduar lënduar asnjë civil” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit