7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tre terroristë u vranë, bastisja u mbyll, sot vendoset si do të veprohet në Banjskë

Kryesoret

Pas përfundimit të aksionit të bastisjes në fshatin Banjskë të Zveçanit, sot pas orës 9 pritet të vendoset se si do të procedohet.

Të martën zëvendësdrejtori i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Veton Elshani, ka thënë se ka përfunduar aksioni i Policisë së Kosovës për bastisje dhe se sot (e mërkurë) do të vendoset se si të procedohet.

“Ka përfunduar aksioni i bastisjes. Nesër pas orën 9 do të vendoset se si të procedohet tutje”, ka thënë Elshani.

Të dielën, si pasojë e një sulmi të armatosur në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku.

Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit. Tre prej tyre u vranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit