Interi ka pësuar humbjen e parë në Serie A këtë sezon dhe këtë ia ka shkaktuar Sassuolo në “San Siro”.
Zikaltrit kaluan të parët në avantazh në këtë sfidë në fundin e pjesës së parë me një gol të realizuar nga Dumfries.
Ndërkohë, në pjesën e dytë ishte mesfushori shqiptar, Nedim Bajramin, ai që barazoi rezultatin me një goditje të bukur brenda zonës.
Përmbysjen e madhe e realizoi Berardi, i cili shënoi një gol të jashtëzakonshëm për t’i dhënë 3 pikët skuadrës së tij.