Në një intervistë të fundit për ABC News, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, u shpreh me optimizëm për të ardhmen e situatës në Lindjen e Mesme, duke paralajmëruar zhvillime të rëndësishme që mund të ndikojnë në rrjedhën e konfliktit.
Ai theksoi se armëpushimi me Iranin nuk do të zgjatet dhe se të dyja opsionet për të përfunduar luftën, një marrëveshje apo neutralizimi i kapaciteteve të kundërshtarit, janë ende të hapura.
“Besoj se do të shihni dy ditë të mrekullueshme që po vijnë. Me të vërtetë e besoj këtë,” u shpreh ai. “Mund të përfundojë në çdo mënyrë, por mendoj se një marrëveshje është më e mirë, sepse më pas do të mund të rindërtojnë. Realisht kemi një regjim të ndryshëm tashmë. Në çdo rast, ne i kemi neutralizuar radikalët. Ata nuk janë më këtu.”
Në të njëjtën kohë, ai theksoi rolin e tij në ruajtjen e stabilitetit ndërkombëtar. “Nëse nuk do të isha president, bota do të ishte shkatërruar,” shtoi Trump.









