-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Brenda zyrës plot me “sekrete” të Dumanit! Nuk ka më vend, dosjet e nxehta në tokë

Kryesoret

Pas zbardhjes së gjashtë vrasjeve dhe arrestimit të 12 personave, lajmi i dytë kryesor i ditës së sotme në vend ka qenë Altin Dumani. Kreu i SPAK-ut në mesditë zhvilloi një takim informal me gazetarët e kronikës duke dhënë detaje për disa dosje të nxehta që ka në duar nga inceneratorët, te sterilizimi, Gërdeci, Ervis Martinaj, etj.

Më pas priti në zyrë të ngarkuarin me punë të SHBA-së në Tiranë, David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë. Zyrtari amerikan në Tiranë vlerësoi punën që po bën SPAK-u për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.

Ambasada e SHBA-së ka publikuar disa foto nga takimi i të ngarkuarit me punë me Dumanin dhe prokurorët e tjerë. Në zyrën e Dumanit dhe jo vetëm duken dosjet e shumta në tokë. Si duket nuk ka rafte dhe hapësira. Një shqetësim të tillë për mungesën e hapësirave e ka ngritur më parë në parlament edhe vetë kreu i SPAK-ut duke thënë se punojnë disa prokurorë në një zyrë.

Gjallë apo vdekur, ku ndodhet? Altin Dumani: Për Ervis Martinajn po hetojmë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit