38-vjeçari Alban Semaku u gjet i ekzekutuar me armë zjarri më 17 Tetor 2021. Ai u vra me dy plumba në trup, një në shpinë dhe një në brinjë. Semaku deri në vitin 2011 mbante emrin Elton Mermali, ndërsa në Lushnjë ai njihej me emrin “Elton Kinezi”.
Sot drejtori i policisë së shtetit Muhamet Rrumbullaku njoftoi se autorët e vrasjes së tij janë tre; Laert Haxhiu, Artan Tafani dhe Lulzim Arapi. Ai dyshohet se u fut në kurth, u vra diku tjetër dhe më pas u hodh trupi në Peqin.
Drejtori i Policisë së Shtetit zbardh vrasjet mafioze: Ja cilët janë autorët për secilën!