-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hemorragji cerebrale dhe paralizë, Karamuço: Tullumbacet me azot shkaktojnë vdekjen!

Kryesoret

Prej ditësh Policia e Shtetit ka marrë një aksion për bllokimin e bombolave me azot të cilat përdoren për të mbushur tullumbace dhe më pas konsumohen nga të rinjtë, edhe pse diçka e tillë është shumë e rrezikshme për shëndetit.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço  i ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e djeshme, tregoi dëmet e mëdha shëndetësore të azotit që ai ka te të gjithë përdoruesit.

Karamuço theksoi se tullumbacet me azot janë  vdekjeprurëse, shkaktojnë hemorragji cerebrale dhe arrest të frymëmarrjes sepse godet dhe qendrën e frymëmarrjes në tru, pastaj gjënë më të thjeshtë ka paralizën

“Janë disa bombola, të cilat janë deri diku të kuruara për përdorim, pa ç’ka se nuk thonë për përdorim se është -40 gradë nga brenda. Ajo ta marrësh direkt nga bombola të shkatërron organet menjëherë. Por gjëja tjetër është kjo që këta e marrin nga bombolat që shkojnë me destinacion spitalet, dentistët etj etj.

Sepse ato janë të pa filtruara. Këta çfarë bëjnë? Në çdo lokal ke një bombola një metra, dy metra e gjatë e madhe, nga ato të ndryshkurat dhe vetëm mbushe gjithë kohën. Tani problemi qëndron këtu, për ça destinacioni e ke sjellë tani në Shqipëri, se s’ka se si të kapet me listën e atyre lëndëve narkotike. Dëmi është i jashtëzakonshëm, vdekjeprurës, hemorragji cerebrale dhe arrest të frymëmarrjes sepse godet dhe qendrën e frymëmarrjes në tru, pastaj gjënë më të thjeshtë ka paralizën.

Në momentin që thithet ajo të mpinë komplet, jo vetëm mishrat e dhëmbëve, gjymtyrët, por t’i ke probleme dhe me të folurin. Kur ulet oksigjeni në organizëm, ti ke një gjendje si euforike, një gjendje që kalon në 5-6 minuta. Ky 5 minuta për një person që ka dhe probleme të tjera është fatal”, tha Karamuço.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit