-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Media gjermane: Kush qëndron pas sulmit terrorist në Kosovë?

Kryesoret

Pas sulmit të rëndë terrorist në veri të Kosovës fundjavën e kaluar, po shtohen të dhënat që tregojnë se Beogradi mund të ketë qenë bashkëpunëtor.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla paraqiti publikisht të martën një video me dron, që dukej se tregonte një politikan të rangut të lartë mes sulmuesve të armatosur dhe me uniformë që kishin vënë barrikada veten në një manastir ortodoks: Milan Radojçiç, nënkryetar i Listës Serbe, partisë dominuese serbo-kosovare në veri të vendit.

Radojçiç konsiderohet si njeriu i besuar i presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Rreth vitit 2017, ai e përshkroi atë si ‘gardian të Serbisë në Kosovë’.

Politikani serb i Kosovës, Oliver Ivanoviç, i njohur për sjelljen e tij të moderuar dhe kritike ndaj Beogradit, shprehu shqetësimin e tij për këtë lloj vlerësimi në atë kohë, pak më vonë ai u vra. Në fund të vitit 2021, qeveria amerikane vendosi sanksione ndaj Radojçiçit për anëtar i dyshuar i një organizate kriminale.

Një nga hetuesit e vrarë thuhet se ka punuar më parë si truprojë për shefin aktual të inteligjencës serbe, Aleksandër Vulin, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA që nga korriku i këtij viti: qeveria në Uashington e akuzon atë për korrupsion dhe përfshirje në kontrabandën e drogës.

Qeveria në Beograd hodhi poshtë akuzat e Kosovës të mërkurën. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç e cilësoi si të rreme videon me dron, ku sipas MPB-së së Kosovës, shihet politikani Radojçiç.

Presidenti Vuçiç tha se Kurti po terrorizon popullatën serbe në Kosovë, kështu që ‘ishte vetëm çështje kohë’ që ata që e shihnin veten të persekutuar nga policia e Kosovës të ‘bënin diçka për veten dhe familjet e tyre’.

Pas sulmit qëndronte padyshim një ‘plan për të destabilizuar sigurinë në rajon’./Sueddeutsche Zeitung

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit