Dy persona janë arrestuar në Malësinë e Madhe për plagosjen me armë zjarri mbrëmjen e djeshme. Ibrahim Bushataj dhe Sadonel Bushataj, babë e bir akuzohen për plagosjen e 28-vjeçarit E. G.
“Vihen në pranga 2 shtetas (babë e bir) që dyshohet se plagosën me armë zjarri 28-vjeçarin, gjatë konfliktit mes tyre, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj, arrestuan në flagrancë shtetasit Ibrahim Bushataj, 59 vjeç dhe Sadonel Bushataj, 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe”, njoftoi policia.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta. 28-vjeçari ka marrë një plumb në shpatull, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.