Pas 30 vitesh nga vrasja e tij policia e Las Vegas ka arrestuar autorin e dyshuar për ekzekutimin e reperit Tupac Shakur.
Legjenda e hip-hop-it u qëllua 4 herë në makinë në Las Vegas në vitin 1996 ndërsa identiteti i vrasësit të tij ka mbetur në gjithë këto vite një mister.
Të premten në mëngjes policia e Las Vegas arrestoi një burrë për vdekjen e tij, sipas burimeve që folën për agjencinë e lajmeve AP.
Shakur ishte vetëm 25 vjeç kur vdiq. Ai ndërroi jetë më 13 shtator 1996, një javë pasi u qëllua katër herë në makinën e tij ndërsa priste në semafor të kuq.
Në një raport të veçantë, ABC News citoi një zyrtar të lartë ligjor i cili konfirmoi se një i dyshuar ishte arrestuar në lidhje me vrasjen e Shakurit dhe se akuzat do të shpalleshin të premten pasdite.
Vdekja e reperit, një nga më të vlerësuarit në hip-hop, ka frymëzuar disa dokumentarë. Shakur shiti më shumë se 75 milionë disqe në mbarë botën, duke shijuar suksesin e top-listave me hite, duke përfshirë California Love, All Eyez On Me dhe Changes.