Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi sot se nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë. “Radoiçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, ka thënë Vuçiç. Ai tha se “Lista Serbe” e sheh si luftëtar të lirisë dhe se të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë mendojnë të njëjtën gjë.
Makina, motorë e skaf! Çfarë sekuestroi policia në pronat e Radojiçiçit
“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Kurti dhe Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, tha Vuçiç.
Policia e Kosovës sot që nga mëngjesi ka kryer një aksion policor në pjesën veriore të Kosovës. Aty u bastistën pronat e njeriut kryesor që dyshohet se udhëhoqi grupin terrorist që të dielën sulmuan Policinë e Kosovës, Milan Radoiçiç ku mbeti i vrarë një polic dhe katër sulmues serbë. Radoiçiç është në “listën e zezë” të SHBA-së.