Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in zhvilluan sot aksion për bastisje në pesë vende të ndryshme në komunat e pjesës veriore, kryesisht në pronat të cilat janë të evidentuara si të Milan Radojiçiç dhe një tjetër serbi me inicialet V.R. sipas mediave në Prishtinë. Nga kontrolli janë zbuluar dhe sekuestruar makina luksoze, antiplumb, dronë, USB, gëzhoja, kamera, etj. Po ashtu, Prokuroria Speciale se do të kërkojë sekuestrimin e vilës së Radojiçiçit buzë liqenit të Ujmanit dhe dy objekteve të tjera.
Lista, sekuestrimet brenda vilës së Millan Radoiçiçit
- 2 Automjete Mercedes
- Argjend 4.84 Kg
- 2 Motor 4X4
- 1 Barkë-Anije
- 7 DVR
- 2 Pllaka antiplumb me dy mbrojtës
- 3 Thika
- 2 Rutera
- 2 Çelësa të veturave
- 5 Gëzhoja
- 1 Dronë
- 5 USB
- 1 Kamera GoPro- SSD
- 1 Video kamerë me kartelë
- 1 Shënjestër optike
- 1 Spray
- 7 telefona celular
Radoiçiç pranon organizimin e sulmit në Banjskë: Isha aty, i bëra unë përgatitjet