Pas ngjarjeve të fundit kriminal në Shkodër, Rrëshen dhe Durrës drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka firmosur një sërë urdhrash për emërime/shkarkime nga detyra.
Pas Rrëshenit ku u shkarkua zinxhiri komandues me argumentin se nuk parandaloi konfliktin mes dy fiseve ku mbeti i vdekur Martin Bardhi, ndryshime janë firmosur edhe në Fier, Berat dhe Pogradec.
Lista e lëvizjeve në policinë e shtetit
Drejtori Muhamet Rrumbullaku vendosi;
-shkarkimin nga detyra të zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Lezhë Drejtues Alfred Nomani dhe emërimin në këtë detyrë të Kryekomisar Gentian Berberi;
-shkarkimin nga detyra të shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, Kryekomisar Artur Cara;
-emërimin në detyrën e Zëvendësdrejtorit për Rendin dhe Sigurinë të DVP Lezhë, të Kryekomisar Altin Mena;
-shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit të Policisë Mirditë, Komisar Paulin Çupi dhe emërimin në këtë detyrë të Komisar Klodian Kondi.
-është shkarkuar nga detyra e zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimeve të DVP Fier Drejtues Artur Shira dhe është emëruar në këtë detyrë Komisar Arjan Hasani;
-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Berat Kryekomisar Ermir Gërxhani;
-është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Pogradec Komisar Elton Halili.
Zyrtare/ “Furtuna” pas vrasjes në Rrëshen, kush ikën dhe vjen (Emrat)