Një futbollist i skuadrës së njohur franceze, Nice po kërcënon prej mëngjesit të sotëm me vetëvrasje. Futbollisti ndodhet pranë urës Magnan të Nice.
“Marca” shkruan se lojtari është Beka Beka dhe kërcënon se do të hidhet nga ura mbi 100 metra lartësi.
Zjarrfikës, policë dhe një psikolog i klubit po negociojnë me futbollistin. Klubi njoftoi shtyrjen e konferencës për shtyp të planifikuar për në orën 13:15.