Këngëtarja Fifi, Filloreta Raçi, ka folur për marrëdhënien e saj me partnerin Adis Patushi, pas lindjes së djalit të tyre në emisionin “Më lër të flas”,
Këngëtarja zbuloi se marrëdhënia mes çiftit është edhe më e mirë tani që kanë një fëmijë, Theon e tyre 1-vjeç.
Fifi u pyet se a e ka marrë më shumë vëmendjen djali i tyre. Këngëtarja tha jo dhe tregoi gjithashtu se Adisi e ndihmon shumë dhe se nuk është xheloz.
“Marrëdhënia është shumë më e mirë se përpara. Më ka bërë mirë edhe kjo periudha që nuk kam pas koncerte, pasi periudhën që kam pasur për t’ia kushtuar koncerteve ia kam kushtuar Adisit,” tha Fifi.