-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndizet debati: Çfarë përfitojnë vërtet emigrantët në Gjermani

Kryesoret

“Kultura e mirëseardhjes” i përket së djeshmes. Debati për politikën e emigracionit po fokusohet tek kufizimi i fluksit të emigrantëve dhe nëse kontributet sociale që jep Gjermania dërgojnë sinjale të gabuara.

Refugjatët nga Ukraina për shembull marrin pa procedurë azili leje qëndrimi si mbrojtje të përkohshme, kjo përmban edhe një të drejtë të pakufizuar për punë. Rreth 1,1 milionë refugjatëve ukrainas në Gjermani në rast nevoje u vihet në dispozicion tërësia e ndihmave sociale që jepen. Këtu bën pjesë kontributi qytetar, që në janar 2023 zëvendësoi ndihmën e papunësisë II.

Aktualisht, (shtator 2023) për një person të rritur në Gjermani ai kap shifrën e 502 eurove në muaj. Rrefugjatët pa strehim kanë të drejtë të strehohen përmes zyrës sociale si çdo person pa apartament në Gjermani. Ky strehim mund të jetë një strehim emergjence, bujtina apo qendra strehimi për refugjatët.

Krahas kësaj ata që kanë këtë status të përkohshëm mbrojtjeje kanë qasje tek kujdesi shëndetësor përmes sigurimit shëndetësor. Leja e qëndrimit vlen në fillim për dy vjet.

Azilkërkuesit strehohen si rregull në një qendër të parë pranimi refugjatësh. Për këtë janë përgjegjëse landet gjermane. Qendrat e para të pranimit janë strehime të mëdha si për shembull ish-kazerma. Njerëzit jetojnë në dhoma me disa shtretër pa mundësi gatimi, por marrin ushqimin në të gjitha vaktet.

Qëndrimi aty mund të zgjasë nga disa javë deri në disa muaj. Pas kësaj ata shpërndahen në qarqe e komuna. Shumica e komunave kanë strehime fikse, të cilat shumica janë strehime në komunitet, që mund të mbajnë 30 persona për shembull ose disa qindra.

Spektri është i gjerë nga ndërtime të reja të mirëorganizuara me kopsht dhe mundësi loje për fëmijët, mundësi gatimi në një apartament të mbyllur deri tek godina të vjetra në zona periferike, ku refugjatët duhet të ndajnë një dhomë me katër ose pesë vetë.

Gjatë procesit të azilit është e kufizuar liria e lëvizjes për azilkërkuesit. Ata janë të detyruar gjatë procedurës e pjesërisht më tej që qëndrojnë në një vend./DW

Artikulli i plotë këtu. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit