6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

9 garazhe, apartamente dhe makina! Sekuestrohet pasuri 1 mln Euro në Tiranë

Kryesoret

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, me vlerë rreth 1 milion euro, që dyshohet se e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të një shtetasi të dënuar me burgim. Pasuria është e Ervis Hysë 29 vjeç dhe të familjarëve të tij.

Konkretisht janë sekuestruar 9 garazhe në zonën e ish-Fushës së Aviacionit, 1 ndërtesë në Paskuqan, 1 apartament në Yzberisht dhe 2 automjete.

Nga veprimet hetimore, sipas policisë dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga Ervis Hysa, të cilin Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit