Të thyesh rekorde nuk është e lehtë dhe por kur kjo ndodh i mahnit të gjithë. Së fundmi është thyer rekordi më i ri në historinë e debutimit në futboll.
Rekordi i cili ka lidhje me moshën. Moshë e cila do t’iu habisë, pasi një 13 vjeçar do të përballet me rivalët e tij të cilët janë shumë herë më të rritur se ai.
Davian Kimbrough tashmë është futbollisti më i ri në histori të futbollit profesionist që ka debutuar me ekipin e parë.
Sulmuesi amerikan ka debutuar me fanellën e Sacramento Republic në moshën 13 vite, 7 muaj e 13 ditë.
Sacramento Republic luan në ekipin e parë amerikan të futbollit, që është i dyti për nga rëndësia pas MLS.
Një moshë shumë e re por edhe aq e ndritur për të korrur sukses që në rini. Tashmë pritet të shihet sa do të zgjasë ky rekord dhe a do të mund të thyhet nga ndonjë person akoma edhe më i ri në moshë.
‘
13-year-old Da’vian Kimbrough steps on the pitch to make his professional debut for @SacRepublicFC! pic.twitter.com/ElVrbMzsim
— USL Championship (@USLChampionship) October 2, 2023