-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Oligarku” i plehrave! Llatja i jep 200 milionë Lekë me negocim, pa garë nipit të Sadriut

Kryesoret

Arbër Abazi, që është nipi i ish-deputetit socialist Sadri Abazi ka marrë një tjetër tender. Plehrat i ka kthyer në monopol. Bashkia e Elbasanit drejtuar nga Gledian Llatja i ka dhënë kompanisë “ALKO-IMPEX General Construcion” një tender 200 milionë lekë pa TVSH për të pastruar qytetin.

Ky tender, i zyrtarizuar sot në faqen e prokurimeve publike ka krijuar dyshime sepse është dhënë me negocim pa shpallje. 20.974.554 Lekë ishte tavani që ishte vendosur nga Llatja dhe pas negocimit me këtë kompani, Abazi ka arritur që ta “thithë” me 20.682.335,71 Lekë. Diferenca mes shumës që kishte vendosur bashkia dhe ofertës së paraqiti dhe iu dha Abazit është me qindarka, qesharake.

Muajt e fundit, “ALKO-IMPEX General Construcion” ka arritur që të fusë në “xhep” disa kontrata, majtas dhe djathtas për pastrimin e qyteteve.

Nga Shkodra kur ishte në krye demokrati Bardh Spahia, vija bregdetare gjatë verës, në Sarandë nga kryetari i bashkisë që ishte në ikje, por edhe në Devoll.

Këto janë vetëm disa nga tenderat e pastrimit të plehrave që ka fituar kompania e nipit të ish-deputetit këtë vit, deri tani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit