Këshilli i Lartë i Prokurorisë njoftoi sot se dy prokuroret Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi janë marrë në mbrojtje pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani, se Laert Haxhiu donte t’i vriste për shkak se kishin në duar dosjen e tij.
Në dosje kishte edhe një emër tjetër, avokati Adriatik Doga, i cili deri tani nuk është marrë në mbrojtje. Ministri i Brendshëm Balla dhe kreu i KLP-së thanë sot se avokati nëse ndihet i kërcënuar duhet t’i drejtohet vetë policisë.
Por avokati, tha se i vjen keq që ka dy standarde, pasi edhe ai, ashtu si dy prokuroret paguan taksa për këtë shtet, që nuk është kujtuar për të.
“Nëse e kanë mbrojtur prokuroren shumë mirë kanë bërë. Por edhe unë i shtetit jam. Atë punë e dinë ata, por mendoj se një telefonatë nga shteti “o zotëri a ke nevojë nga shteti?” duhej bërë. Megjithatë unë jam vetë i zoti i shtetit, nuk kam frikë se nuk i kam bërë keq njeriu. Nëse duan të më vrasin le të vijnë” tha ai.
“Nëse doni ejani”! Avokati: Si e mora vesh që donte të vriste Laert Haxhiu