Më në fund pas shumë muajsh dëmtim, Armando Broja mbrëmjen e djeshme gjeti golin. Trajneri argjentinas i Chelseat, Mauricio Pochettino u shpreh i kënaqur pas ndeshjes me faktin që sulmuesi i shpërbleu besimin.
“Raheem Sterling nuk është stërvitur gjatë tri ditëve të fundit. Ai mori një virus dhe kjo është arsyeja pse ai nuk mund të ishte në formacion, prandaj aktivizuam Brojën nga minuta e parë. Nisëm të mendonim për Brojën një ditë para ndeshjes.
Nuk e dinim nëse do të ishte në gjendje të luante 90 minuta, por mendoj se është e rëndësishme që ai të luajë që në fillim. Pas një periudhe të gjatë jashtë është e rëndësishme për të që shënoi. Kështu që unë jam i lumtur dhe shpresoj se mund të rikuperohet për fundjavën” tha ai.