Nuk ka arrestim të dytë. Gjykata e Apelit nuk pranoi kërkesën e prokurorisë për të arrestuar këngëtaren Enca Haxhia duke e lënë në hetim në gjendje të lirë për kultivimin e 5 bimëve kanabisi në ballkonin e vilës së saj në Lundër.
Këngëtarja u arrestua më 14 shtator, por qëndroi vetëm dy ditë në burg më pas gjykata e liroi për ta hetuar në gjendje të lirë.
Nëse do të shpallet fajtore, ajo rrezikon nga 3 deri në 7 vite burg, për kultivim të lëndëve narkotike, por duke parë procedurën që po ndiqet Enca ia ka hedhur burgut.