-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Parlamenti Evropian debat mbi sulmin në Kosovë

Kryesoret

Sot në Parlamentin Evropian do zhvillohet debati lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës ndërsa pritet edhe miratimi i një rezolute. Debati u iniciua nga socialdemokratët, grupi i dytë me i madh në Parlamentin Evropian.

Ne dënojmë agresionin e fundit të një bande të armatosur terroriste kundër policëve të Kosovës. Të gjitha faktet rreth sulmit duhet të vërtetohen. Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, thuhet në paralajmërimin e socialdemokratëve evropian.

Njëri nga iniciatorët e debatit, eurodeputeti Tonino Picula ka deklaruar se rezoluta e cila pritet të miratohet do prezantojë një vlerësim të qartë të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, dhe pas sulmit të fundit terrorist në veri të Kosovës dhe vrasjes së një polici.

Picula pohon se përpos përgjegjësisë penale duhet të përcaktohet edhe përgjegjësia politike për përshkallëzimin e fundit të dhunës. Ai paralajmëron se eurodeputetët do reflektojnë në rezolutë edhe pikëpamjet e tyre për rolin e ndërmjetësuesve evropian në dritën e bllokimit evident në zbatimin e planit për normalizimin e marrëdhënieve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit