Në një intervistë për median amerikane CNN me gazetaren Christiane Amanpour, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Beogradi se ka reduktuar me më shumë se 2/3 prezencen ushtarake pranë kufirit me Kosovën.
“Ne i kemi vlerësuar gjithmonë raportet që vijnë nga Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara dhe institucione te tjera amerikane. Problemi është se këto raporte nuk ishin plotësisht të sakta,” tha Vuçiç.
“Një vit më parë kishim 14 mijë trupa ushtarakë pranë kufirit me Kosovën, disa ditë më parë kjo shifer ishte 8400 ndërsa sot janë 4400 trupa ushtarësh,” tha Vuçiç.
Gazetarja e CNN zgjodhi t’i rikthehet një deklarate të Presidentit Serb, i cili përgjate muajit mars kishte thënë se nuk e firmosi Marreveshjen e Ohrit pasi kishte dhimbje në dorën e djathtë, pyetje të cilës Aleksandër Vuçiç zgjodhi sërish duke ironizuar Christiane Amanpour duke akuzuar Prishtinën.
“Serbia ishte plotësisht konstruktive, këtë e thanë edhe Josep Borrell dhe gjithashtu Miroslav Lajçak. Ne jemi të gatshëm të negociojmë, por Bashkimi Europian e di se Kosova nuk është e gatshme të vazhdojë punën me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe,” tha Vuçiç.
Kur u pyet për rolin e tij destabilizues në Bosnje-Hercegovinë dhe faktin se ai bën deklarata të Kundërta përballe Kombit dhe përballë aleatëve ndërkombëtarë, Vuçiç u irritua dhe akuzoi gazetaren se po bën deklarata që nuk po dalin nga goja e tij.
“Pra ju nuk e mbështesni Milorad Dodik dhe lëvizjet e tij destabilizuese. Epo në rregull, isha e lumtur ta degjoja këtë,” tha Vuçiç.
“Mos vendosni në gojën time fjalë që nuk i kam thënë. Thjesht po thoja se mbështes marrëveshjen e Dejtonit dhe integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës,” iu drejtua ai gazetares.