-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ E rëndë në Shkodër, rrëzohet në kala 65-vjeçari, humb jetën

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Shkodër. Mësohet se një turist slloven ka humbur jetën pasi është rrëzuar në kalanë e qytetit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 ku 65-vjeçari, Slatko Pasaliq dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht teksa ishte duke vizituar kalanë e Rozafës.

Viktima është dërguar menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra në kokë ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje aksidentale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit