Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për mes një postimi në llogarinë e tij në “Twitter” ka njoftuar se ka zhvilluar një takim në Strasbourg me disa eurodeputetë.
Lajçak shkruan se është takuar me një pjesë të grupit progresiv S&D Group dhe EPP Group, të cilët i ka njoftuar për dialogun rreth integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
“Dje në Strasburg duke informuar The Progressives dhe EPPG group me më të fundit në Dialogun. Mirënjohës për mundësinë e një diskutimi tërheqës dhe interesin për punën tonë në Ballkanin Perëndimor. Është e rëndësishme të punojmë së bashku për ta bërë realitet integrimin e rajonit në BE”, ka shkruar Lajçak.
Javën e kaluar, Lajçak është takuar me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar si dhe me kryekëshiltarët diplomatikë nga Gjermania, Franca e Italia, Emmanuel Bonne, Jens Plötner dhe Francesco Talo ku u bisedua në lidhje me hapat e mëtutjeshëm të zbatimit të marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë.
Briefed @TheProgressives and @EPPGroup on the latest in the Dialogue in Strasbourg yesterday. Grateful for the opportunity of an engaging discussion and the interest in our
work in the Western Balkans. Important to work together to make EU integration of the region a reality. pic.twitter.com/lZ7JDHLcA8
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) October 4, 2023