Pak ditë më parë vendi ynë por edhe Italia u trondit, pas trajedisë në familjen Vefa ku 37-vjeçarja shqiptare Klodiana u vra nga bashkëshorti i saj Alfred Vefa, ku ky i fundit kreu vetëvrasje.
Klodiana dhe Alfredi ishin prindër të dy fëmijëve të cilët tashmë kanë mbetur jetim. Shkak i këtij krimi të rëndë mendohet të ketë qenë xhelozia, pasi ish-bashkëshorti i Klodianës nuk arrinte ta pranonte ndarjen.
Komentet për ngjarjen e kanë revoltuar, moderatoren Fatma Haxhialiu e cila ka reaguar ashpër, duke kërkuar dënim për këta persona të cilët ndër të tjera në mënyrë indirekte i quan “vrasës”
“Si nuk identifikohen të gjithë këta vrasës potencial dhe të merren masa ligjore ndaj tyre? Nuk kanë brirë vrasësit e grave, janë fiks kështu si këta,” shkruan ajo.