Pas ofendimit që lëshoi në emisionin e tij ndaj Beatrix dhe Alban Ramosajt, të gjithë mendonin se reagimi i Albano Bogdos do të vinte me një ndjesë publike, por nuk ndodhi kështu.
“Na ka bekuar Zoti me 3 gjëra jashtëzakonisht të vyera si komb; Lirinë e fjalës, Lirinë e mendimit dhe ndërgjegjes dhe Kryqëzimin publik nqs përdor një nga dy të parat,” shkroi Albano.
Për këtë reagim ai mori një përgjigje nga Elvis Pupa me një video në Instagram.
“Liria e fjalës tregon emancipimin e një kombi. Mënyra si një individ e përdor lirinë e fjalës, tregon shumë për karakterin e atij individi,” thotë Elvisi.
Më herët edhe vetë Beatrix reagoi duke thënë se Albano nuk ofendoi atë por vajzat shqiptare dhe se po ndërmerr masa ligjore ndaj tij.
View this post on Instagram