Victoria Beckham ka folur për herë të parë për dhimbjen që pësoi pas pretendimeve për lidhjen e dyshuar të bashkëshortit të saj David me Rebecca Loos.
Pothuajse 20 vjet pasi u pretendua se ai dhe asistentja personale ishin afruar teksa luante në Spanjë për Real Madridin, Victoria zbuloi se ajo kohë ishte më e vështira e jetës së saj dhe se ajo nuk ndihej më si çifti që kishin njëri-tjetrin.
Ndërkohë, Beckham pranoi se ende nuk e di se si e kaluan krizën e vitit 2003, por ai dhe gruaja e tij e dinin se duhej të luftonin për familjen e tyre dhe tha se ndjeheshin sikur po mbyteshin kur martesa e tyre ishte kryefjalë për muaj të tërë.
“100 për qind. Ishte periudha më e vështirë për ne. Sepse ndihej sikur bota ishte kundër nesh,” rrëfeu Victoria.
“Kjo është puna, ne ishim kundër njëri-tjetrit, nëse jam plotësisht e sinqertë. Deri në Madrid ndonjëherë ndiheshim si ne kundër gjithë të tjerëve, por ishim bashkë, ishim të lidhur, kishim njëri-tjetrin. Por kur ishim në Spanjë, nuk më dukej sikur kishim njëri-tjetrin. Dhe kjo është e trishtueshme. As që mund të filloj t’ju them se sa e vështirë ishte. Dhe si ndikoi tek unë,” tha Victoria.
Në atë kohë Victoria kishte vendosur të qëndronte në Angli në mënyrë që djemtë e saj të vegjël Brooklyn dhe Romeo të mund të qëndronin në shkollat e tyre. Vendimi e la Beckham të vetmuar dhe ai pranon se kishte pasur vështirësi.
“Kur u transferova për herë të parë në Spanjë ishte e vështirë sepse kisha qenë pjesë e një klubi dhe një familje për të gjithë karrierën time, nga mosha 15 deri në 27 vjeç. U transferova brenda natës, isha menjëherë në qytet, nuk e flisja gjuhën. Më e rëndësishmja, nuk kisha familjen time,” tregoi David.
Kriza e shtyu Victorian të zhvendosej në Madrid, ku blenë një shtëpi prej 3 milionë funtesh, të cilën ajo thotë se e dekoroi vetë. Më vonë ajo lindi djalin e tretë të çiftit, Cruz, tani 18 vjeç, në kryeqytetin spanjoll.
“Sapo mund t’i çoja fëmijët në shkollë, ne shkuam atje. A e kisha inat Davidin? Nëse jam plotësisht e sinqertë, po. Kam qenë ndoshta, nëse jam e sinqertë, më e palumtur që kam qenë ndonjëherë në jetën time,” tha ajo.
Victoria e përshkroi kohën e tyre në Madrid si një makth dhe një cirk absolut.