-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy ditë në koma! Dëshmia e babait që i vdiq fëmija në Tiranë

Kryesoret

Në Tiranë është shënuar një ngjarje e rëndë. Një dentist në Tiranë është vënë nën hetim pas humbjes së jetës së një 3-vjeçari në Tiranë. Prindërit kanë denoncuar dentistin 70-vjeçar Roland Xhaxho duke e akuzuar se ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar, i cili pas mjekimit ka shfaqur komplikacione.

Pas tre ditësh 3-vjeçari ka humbur jetën në spital. Prindërit pretendojnë se arsyeja ka qenë pikërisht mjekimi që ka marrë fëmija te dentisti pasi fëmija ka shfaqur komplikacione menjëherë pas mjekimit. Dyshojnë tek doza e lartë e narkozës, pasi fëmija nuk është zgjuar pas ndërhyrjes.

Babai i fëmijës 3 vjeçar, ka thënë në polici se para tre ditësh ka çuar për mjekim djalin, në një klinikë dentare private në rrugën e Kavajës dhe mjeku dentist, Roland Xhaxho i ka bërë anestezi totale për të kryer ndërhyrjen për rregullimin e dhëmbëve.

Pasi ka përfunduar ndërhyrjen mjeku dentist i ka kërkuar që djalin ta marrë nga klinika dhe ta çojë në banesë, duke i rekomanduar edhe mjekimin që duhet të merrte. Pasi kanë shkuar në banesë fëmija ka filluar të ndihet keq.

Prindërit e shqetësuar kanë marrë kliniken private në telefon por nuk i është përgjigjur njeri. Duke parë gjendjen e fëmijës që po përkeqësohej ata e kanë çuar në spitalin pediatrik, te cilët duke parë gjendjen jo të mirë të fëmijës e kanë dërguar në reanimacion. Me gjithë përpjekjet e mjekëve që ta kthejnë në jete për dy ditë rresht fëmija ka ndërruar jetë në spital.

Drama në Tiranë! Dentisti e la në narkozë dhe nuk hapte telefonin, fëmija vdiq në QSUT

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit