-sidi education-spot_img
11.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shtrëngim duarsh me Zelenskyn dhe buzëqeshje! Prapaskenat e samitit të Spanjës

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Spanjë në takimin e tretë të Komunitetit Politik Europian. Në këtë takim marrin pjesë 47 shtete, nga të cilat 27 janë vende anëtare të Bashkimit Europian.

Kreu i qeverisë shqiptare takoi Presidentin ukrainas Zelensky, kryeministrin britanik Sunak, presidentin e Këshillit Europian Mishel, etj.

Duke folur për gazetarët Edi Rama ka deklaruar se situata në veri të Kosovës është e rrezikshme, pas vrasjes së policit nga grupi paramilitar serb.

Kryeministri kërkoi që veprimi i Serbisë që mbajti zi për të vrarët nga grupi terrorist që ekzekutuan policin e Kosovës Afrim Bunjaku të dënohet nga BE-ja.

Jemi të shqetësuar sepse është situata e rrezikshme, tani është një pikë ku vit pas viti potenciali i rrezikut është rritur, aktivitetet kriminale në atë pjesë ku pakica serbe është më tepër e përqendruar, tani janë lidhur me axhendën politike kështu që është shumë e rrezikshme” tha ai.

Pyetjes së gazetarëve nëse i druhet një lufte, Rama iu përgjigj, “Lufta është fjalë shumë e madhe, por përpara se të jetë  vonë duhen ndërmarrë disa hapa. Ne jemi duke e ndjekur nga afër”.

Tensionet ne veri të Kosovës, Rama nga Spanja: Është një situatë shumë e rrezikshme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit