Historike! Kampionët e Kosovës në futboll, Ballkani që drejtohen nga Ilir Daja kanë marrë një fitore të madhe në Ligën e Konferencës.
Për Ballkanin, kjo është fitorja e parë këtë edicion në fazën e grupeve dhe atë ndaj favoritit kryesor për të avancuar nga Grupi C.
Ballkani, të enjten mbrëma ishte i mahnitshëm duke e mposhtur ekipin e madh nga Kroacia, Dinamon e Zagrebit.
Ndeshja e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku të pranishëm ishin një numër i madh tifozësh, Ballkani triumfoi me rezultatin 2:0.
Një gol në fund të pjesës së parë, dhe një tjetër në fund të pjesës së dytën i siguruan Ballkanit pikët e para këtë edicion në Ligën e Konferencës.