Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock deklaroi prerë dhe qartë se policia e Kosovës është përgjegjëse absolute, e para për mbrojtjen e territorit të saj më pas vjen EULEX dhe KFOR-i.
Ajo theksoi se vitin tjetër Gjermania do të çojë trupa shtesë në Kosovë. E pyetur lidhur me takimin me ministrin e Jashtëm serb, Daçiç dhe faktit që bojkotoi foton familjare, Baerbock e shmangu përgjigjen.
“Konferenca të tilla i shërbejnë edhe qëllimit për të biseduar me njëri tjetrin për tema delikate. E kam thënë edhe publikisht, në rrugën drejt BE-së nuk ka asnjë alternativë tjetër veç faktit që njerëzit të jetojnë në paqe dhe të mos dërgohen trupat ushtarake në kufi të fqinjit. Ju e keni parë që trupat në kufi janë reduktuar nga pala serbe.
Këto biseda kanë qenë kuptimplota. NATO ka vendosur që të rrisë angazhimin e KFOR-it dhe vitin e ardhshëm edhe Gjermania do të çojë më tepër trupa. Rruga për de-eskalimin është përmes bashkëpunimit. Policia kosovare ka një përgjegjësi të konsiderueshme, pastaj EULEX dhe KFOR. Vendimi i NATO-s është mjaft i rëndësishëm dhe KFOR i plotëson këto përpjekje” tha ministrja.
LIVE-Baerbock: Sulmi në Kosovë tinëzar, provokimet serbe nxehën situatën