Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock nga Tirana ku mori pjesë në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit kishte një apel të fortë për Serbinë pas sulmit në 24 shtator në Kosovë ku u vra një efektiv policie. Diplomatja gjermane i kërkoi Beogradit që të çojë përpara hetimet dhe të sqarojë rrethanat e sulmit.
“Provokimet e palës serbe përmes rritjes së trupave në kufi me Kosovën e kanë nxehur edhe më tej situatën. Kjo ndodhte pas një sulmi tinëzar kundër policisë kosovare nga një bandë e armatosur.
Serbia të çojë para proceset hetimore dhe të kontribuojë në sqarimin e rrethanave. Situata është aq e tensionuar saqë NATO ka rritur praninë e KFOR-it. Ne qëndrojmë vigjilentë. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe në Prishtinë” tha ajo.
Annalena Baerbock kishte një “shuplakë” edhe për situatën në Bosnjë. “Dodik është duke futur vendin në një hije të zymtë” tha ajo.
LIVE-Ministeriali i Ministrave të Jashtëm në Tiranë, flet Igli Hasani