Gjashtë burra të dyshuar për përfshirje në vrasjen në gusht të kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio me tre plumba në kokë janë vrarë në burg, ka thënë agjencia e burgjeve.
Vrasjet ndodhën të premten në një burg në Guayaquil, qyteti më i madh i vendit të Amerikës së Jugut, njoftoi më herët zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Qeveria e Ekuadorit dënoi vrasjet.
Presidenti në largim Guillermo Lasso u zotua “as bashkëpunim dhe as mbulim” për t’u shkuar deri në fund të vrasjeve. “Këtu do të zbulohet e vërteta,” tha ai.
Drejtoria e burgjeve tha në një deklaratë se gjashtë burrat ishin të gjithë shtetas kolumbianë. Qeveria ka thënë se autoritetet janë të vendosura për të identifikuar ata që qëndrojnë pas vrasjes së Villavicencio, shkruan “The Guardian“.