-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuma marramendëse! Sa paguhen këngëtarët e jetës së natës në Tiranë?

Kryesoret

Shqipëria u përball me një valë turistësh, të cilët veç pushimit, kërkuan aventurën e tingujve të muzikës live. Kafene të vogla në bregdet, restorante me pamje nga deti dhe sheshet e qyteteve u shndërruan në arena për artistët vendas dhe ndërkombëtarë. Si ishte jeta e natës këtë verë?

Turizmi në Shqipëri ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në gjallërimin e jetës së natës dhe zhvillimin e skenës muzikore, duke sjellë një frymë të re për muzikën live dhe duke përmirësuar mundësitë për këngëtarët të shprehin talentin e tyre dhe të rriten të ardhurat e sektorit.

Vitet e fundit, Shqipëria ka qenë në qendër të hartës së turistëve anembanë, duke çuar në një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që vizitojnë vendin për të shijuar bukuritë natyrore, kulturën e pasur dhe një jetë “aktive” të natës.

Ndikim i dukshëm është bërë në sektorin e muzikës live, sidomos duke marrë në konsideratë vitet e vështira pas pandemisë, ku qytetet kryesore si Tirana, Durrësi, Saranda dhe Vlora kanë shndërruar plazhet, rrugët dhe sheshet e tyre në skena argëtuese.

Klubet dhe baret këtë verë kanë rritur nivelin e tyre të shërbimit dhe krijimin e eksperiencave për vizitorët, të cilët kanë qenë një ndërthurje e shqiptarëve vendas, të diasporës si dhe të huaj.

Koncertet e muzikës live kanë gjetur hapësira të reja dhe të veçanta për t’u organizuar, ndërsa shfaqjet e artistëve kanë gjallëruar më tej netët e nxehta. Sipas Xhani Demika, menaxher këngëtarësh, këtë vit këngëtarët shqiptarë kanë fituar rëndësi të veçantë në këtë skenë të re të turizmit (lexo ketu shkrimin e plote).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit