-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç: Radoiçiçi tha se veç Bosnjës, bleu armë në Kroaci dhe Serbi

Kryesoret

Armët të cilat u përdorën nga më shumë se 30 serbë në sulmin e 24 shtatorit thuhet ishin blerë në Bosnje e më pas përmes Serbisë ishin futur në Banjskë të Republikës së Kosovës.

Prokuroria e Lartë në Beograd e ka ngarkuar Milan Radoiçiçin, i cili ka marrë përgjegjësinë për drejtimin e këtij grupi të armatosur rëndë – me veprat që lidhen me “prodhim, mbajtje dhe trafikim pa leje të armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse” dhe “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Por, tani presidenti serb ka hapur një pistë më të gjerë se prej nga ku mund të jetë blerë ai armatim. Sipas Aleksandër Vuçiçit, Radoiçiçi në prokurori ka thënë se një pjesë e armatimit është blerë edhe në Kroaci e edhe në Serbi.

Nga sulmi i grupit të serbëve të armatosur në Banjskë mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. “Është e lehtë për ta t’i gjejnë kudo, jo vetëm në tregun e zi por gjithkund. Njerëzit gjithmonë do të jenë mbështetës, do të duan të mbrojnë sepse nga pikëpamja jonë ajo është pjesë e Serbisë.

Nuk është e lejueshme por nuk është e vështirë dhe burri (Radoiçiç) që u pyet në procedurën paragjyqësore ka thënë se ka blerë diçka në Serbi, diçka në Kroaci, diçka në Bosnjë, le ta shohim tani”, ka thënë ai në një intervistë për SkyNews.

Kurti: Radoiçiçi ishte “Prigozhini i vogël” i Vuçiçit në Kosovë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit