Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në një pallat në zonën e ish-Fushës së Aviacionit në Tiranë.
Mësohet se rreth orës 11:30 se si rezultat i një defekti është këputur ashensori ku ka rënë nga kati i parë në katin minus një
Si pasojë ka ndërruar jetë 58-vjeçari me inicialet T. M. Mësohet se kanë qenë familjarët të cilët kanë bërë kallëzim pasi që nga dita e djeshme nuk është kthyer në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.