Protagonistja e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, Olta Gixhari ishte në mesin e yjeve që shkëlqyen në tapetin e kuq sonte.
Aktorja u shfaq tërë elegancë dhe shkëlqim në një fustan të gjatë ku dominonte ngjyra e bardhë, ndërsa një detaje në formë të rripit të zi ia theksonte dekolten dhe një palë këpucë me taka me shkëlqim.
Flokët e gjata aktorja i la të lëshuara, duke e kompletuar pamjen me grim më të theksuar.
Olta luan rolin kryesor në film përkrah ‘rivalit’ të saj në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli.