-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

DEL VIDEO-Digjen 1500 makina, pezullohet fluturimet, njerëzit ia mbathin me vrap

Kryesoret

Momenti që filloi shpërthimi  në  aeroportin Luton të Londrës, i cili rezultoi në pezullimin e fluturimeve deri në mesditë dhe dëmtime të shumta në një nga parkingjet e tij, ka dalë përmes videove dhe fotove.

Pamjet tronditëse, të shfaqura nga Daily Mail, tregojnë kaosin e shkaktuar nga zjarri i madh, i cili filloi kur një automjet Range Rover u përfshi nga flakët brenda pak sekondash. Pastaj pati një shpërthim të fortë dhe më pas kaos.

Xhipi u shkatërrua plotësisht, ndërsa incidenti preku 50,000 pasagjerë të cilët panë fluturimet e tyre të anuluara. Në të njëjtën kohë, pesë të lënduar janë dërguar në spital.

Operacioni gjigant i shuarjes së zjarrit zgjati 12 orë në  parkun e makinave të aeroportit me vlerë 20 milionë paund. Flakët  shpërthyen rreth orës 21:00 të martën dhe u përhapën me një shpejtësi alarmante.

Zjarri, i cili përfundimisht u kontrollua dhe u shua pak para orës 09:00 të mëngjesit, ka nisur kur makina me naftë ka pësuar, sipas vlerësimeve të para të ekspertëve, defekt elektrik ose rrjedhje karburanti.

Zjarri u përhap më pas me një numër automjetesh të përfshira nga flakët. Janë dëmtuar deri në 1500 automjete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit