Prej ditësh sulmet dhe lufta ka marrë në kontroll Izraelin ndërsa histori nga më të tmerrshmet janë raportuar.
Por në gjithë këtë situatë tmerri që askush nuk do të donte të përjetonte një makth ku sheh të afërmit të vdesin para syve Irani nuk ishte kështu vetëm para 5 ditësh.
Në zbulimet e fundit kanë të bëjnë me dy kibuci. Në këto kibuci, siç shkruan Reuters janë ëndrra të Parajsës u shndërruan në Ferr nga sulmi i Hamasit.
Por çfarë janë kibuci? Kibuci është një komunitet ose kolektiv i bazuar në një mënyrë jetese bujqësore.
Njerëzit punojnë së bashku në një kolektiv, ku të gjitha të ardhurat e gjeneruara nga grupi shkojnë në një fond të përbashkët që përdoret për të drejtuar kibuc, për të bërë investime dhe për të siguruar që të gjithë të mbështeten në mënyrë të barabartë, në varësi të madhësisë së familjes.
Njerëzit në kibuci nuk merren vetëm me bujqësi dhe as e gjithë filozofia e tyre nuk sillet rreth saj. Kibuci gjithashtu ofron arsim dhe jetë kulturore dhe sociale për banorët. Të gjithë fëmijët fillojnë në të njëjtin nivel dhe u jepen mundësi të barabarta.
Shumica e anëtarëve punojnë për të mbështetur ekonominë e kibucit ose për të kryer punë mirëmbajtjeje, ndërsa detyrat rutinë si detyrat e dhomës së ngrënies janë të përbashkëta, sipas kibucit Ulpan.
Vetëm pak ditë më parë ky ishte kibuci i qetë dhe piktoresk i Kfar Azza, një komunitet rural izraelit me rreth 750 njerëz, shumë prej tyre familje me fëmijë të vegjël. Ajo tani është kthyer në një varrezë pasi persona të armatosur të Hamasit pushtuan nga Rripi i Gazës të shtunën dhe shkatërruan fshatin.