Spektakli më i madh i muzikës “X Factor” pritet të rikthehet së shpejti në Shqipëri dhe këtë e ka bërë të ditur moderatorja e këtij programi, Alketa Vejsiu, me anë të një postimi të bërë në Instagram.
Ajo së bashku me Vera Grabockën qëndrojnë edhe këtë herë prapa produksioni, përmes të cilit do të kenë mundësi që të rinjtë të shpalosin talentin e tyre.
“X FACTOR ALBANIA IS BACKKKK…
Jemi shume shume te lumtur qe sjellim ne ekran pas disa vitesh mungese këtë platforme te jashtëzakonshme muzikore qe do te zbuloje talentet e reja ne muzike!
Pas shume vitesh mungese ne ekranet shqiptare te programeve “Talent Show”, po ju presim kudo ndodheni, qe t’ju zbulojme juve, super star-et e rinj te muzikes dhe skenes shqiptare!
”X Factor” është një Produksion Gjigand, është një shkolle e vërtete e muzikes dhe e televizionit; talentet trajtohen ne mënyrën me spektakolare dhe performojnë në finalet e “live show” pranë idhujve te tyre, njerez te afirmuar te skenes!
X Factor është muzike, është gëzim, është show, është emocion, është gare, është energji, është mundësi për të transformuar jetën përgjithmonë, është garanci suksesi per karierren tënde artistike, është ëndrra që bëhet realitet, është “arratisje” nga jeta e zakonshme, dhe integrim i menjëhershëm ne jetën artistike!
Kushdo që ka një ëndërr dhe do që bota ta njohë e presim të vijë ne audicionet e produksionit në Shkollat e Muzikës në Qytetet përkatëse,” ka shkruar ndër të tjera Alketa në Instagram.